Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Teuta te Vllaznia e Elbasani, skuadra e Tiranës i jep “duart” Superiores pa zbritur në fushë (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Teuta te Vllaznia e Elbasani, skuadra e Tiranës i jep
Tirana

Kanë mbetur edhe 3 javë deri në mbyllje të sezonit të rregullt në Superiore dhe rivaliteti për mbijetesën ka filluar të “ndizen” e po jep “shkëndija”. Pavarësisht se Tirana nuk njeh humbje në 5 ndeshjet e fundit të Superiores, 3 “testet” e mbetura janë “tabu” për kryeqytetasit.

Ata do të luajnë sot kundër Teutës në stadiumin “Niko Dovana”, rival i drejtpërdrejtë për mbijetesën. Gjatë këtij sezoni në 3 fazat e para, bardheblutë nuk e njohin fitoren, e pasuar me 2 barazime dhe 1 humbje. As java e 35-të nuk jep shumë “shpresë”.

Tirana do të duelojë me Vllazninë si pritëse. Bilanci është dukshëm negative, 2 humbje dhe 1 barazim, e përkthyer me golavarazhin 3:7. Në raundin e fundit, ekipi i drejtuar nga Orges Shehi udhëton në “Elbasan Arena”, karshi grupit të Ivan Gvozdenovic.

Sërish të dhëna pesimiste gjatë këtij edicioni në kampionat lënë “pasiguri”, 2 humbje dhe 1 sfidë e ndarë në “paqe”. Nëse Tirana nuk ia del të “thyejë” këtë trend, mbijetesa do të marrë trajtën e “mirazhit”.      

Nga Teuta te Vllaznia e Elbasani, skuadra e Tiranës i jep
BILANCI/ Tirana - Teuta
Nga Teuta te Vllaznia e Elbasani, skuadra e Tiranës i jep
BILANCI/ Tirana - Vllaznia
Nga Teuta te Vllaznia e Elbasani, skuadra e Tiranës i jep
BILANCI/ Tirana - Elbasani

 

Poll

Lexo gjithashtu