Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Shkodra në Elbasan, Egnatia dhe Partizani luftojnë për të mbajtur flamurin shqiptar në Europë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Shkodra në Elbasan, Egnatia dhe Partizani luftojnë për
Egnatia

Egnatia dhe Partizani do të luajnë të enjten e 1 gushtit duelet vendimtare të vlefshme për kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League.

Pas suksesit në ndeshjen e parë në transfertë ndaj Vikingur Reykjavik me rezultatin 1-0, kampionët e Shqipërisë do të kërkojnë një tjetër rezultat historik për të siguruar kualifikimin në raundin e tretë. Ndeshja Egnatia – Vikingur Reykjavik do të luhet në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”, në ora 20:00.

Në anën tjetër, nënkampionët e Shqipërisë u mposhtën në transfertë nga Iberia 1999 me rezultatin 2-0 dhe do të tentojnë përmbysjen për t’u kualifikuar në raundin tjetër. Takimi Partizani – Iberia 1999 do të luhet në Elbasan, në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 20:00.

Egnatia nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Vikingur Reykjavik, në raundin e tretë të UEFA Conference League do të përballet me fituesin e duelit Virtus A.C. 1964 (San Marino) – FC Flora Tallinn (Estoni). Ndërsa Partizani në rast kualifikimi do të ketë përballë në turin e tretë fituesin e sfidës Istanbul Başakşehir (Turqi) – La Fiorita 1967 (San Marino).

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga