
Partizani - Kukësi
Fitorja në miqësore ndaj Kukësit ka rikthyer “buzëqeshjen” te Partizani. Në këtë duel vendosi goli i Gudjufit në pjesë e dytë. Trajneri i përkohshëm i “Demave të Kuq”, Fation Muhameti inkuadrojë në lojë thuajse të gjithë ekipin.
Pjesa e parë foli për verilindorët, ndjeshëm më kërkues te goli dhe të qartë në veprime. Por në fraksionin e dytë të lojës, Partizani e mori veten dhe e vendosi lojën në “shina”, ku edhe finalizuan.
Nëse e marrim në tablo të përgjithshme, kryeqytetasit janë larg formës më të mirë, ekip që lë për të dëshiruar në segmente të caktuar të ndeshjes.
Poll