
Tashmë kemi hyrë në javën e fundit të pushimeve të verës për ekipet e Superiores. Skuadrat do t’u japin dorën e fundit përgatitjeve për sezonin e ri.
Emocionet kanë nisur të “kaplojnë” tifozët, të cilët mezi po presin të startojë sezoni i ri dhe të shikojnë ekipet e tyre në fushën e lojës. Kështu tashmë është mësuar edhe kalendari i javës së parë të Superirores.
Gjithçka do të nisë ditën e premte me duelin mes Vllaznisë dhe Egnatias. Përballje kjo që do të luhet në “Loro Boriçi” në orën 20:00, ndeshje që do të bëjë edhe hapjen e një kampionati të luftuar dhe të gjatë.
Ndërkohë të shtunën janë programuar të zhvillohen 2 ndeshje të tjera në orare të ndryshme. Në orën 17:00 do të sfidohen mes tyre Bylis – Tirana në “Adush Muça” dhe në orën 20:00 do të përplasin “brirët” skuadra e Elbasanit dhe Flamurtarit në “Elbasan Arena”.
Java e parë e Superiores do të mbyllet ditën e dielë me 2 takime të tjera që do të luhen paralelisht, në orën 20:00. Vëmendja në këtë ditë do të jetë në Tiranë dhe Durrës. Në “Arenën e Demave” do të përballen Partizani dhe Vora, ndërsa në “Niko Dovana” sfidohen skuadra e teutës me Dinamon e Ilir Dajës.
KALENDARI i javës së parë:
Të premten:
20:00/ Vllaznia – Egnatia
Të shtunën:
17:00/ Bylis – Tirana
20:00/ Elbasani – Flamurtari
Të dielën:
20:00/ Partizani – Vora
20:00/ Teuta - Dinamo