Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Serie C në Tiranë, kryeqytetasit gjejnë mesfushorin shkatërrues

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Serie C në Tiranë, kryeqytetasit gjejnë mesfushorin
Ian Soler ne krahun e majte

Tirana vazhdon të jetë mjaft aktive me afrimet. Drejtuesit bardheblu pas “firove” të shumta që patën në fillim të merkatos, tashmë po i zëvendësojn ëme lojtarë të rinj.

Kështu është arritur marrëveshja me një mesfushor. Bëhet fjalë për Ian Soler, i cili ka mbyllur sezonin në Serie C italiane. 28-vjeçari luan si mesfushor shkatërrues, i cili mund të përshtatet shumë mirë edhe si qendërmbrojtës.

Spanjolli pritet të marrë në dorë “çelësat” e mesfushës. Pëer Bledi Shkëmbin do të jetë një “armë” plus për sezonin e ri. Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje mbetet çështje ditësh, me lojtarin që shumë shpejt pritet t’i bashkohet ekipit në Pogradec, ku po zhvillojnë edhe minifazën përgatitore për pjesëmarrjen në Conference League.

Poll

Lexo gjithashtu