
Vllaznia do tentojë të “heq qafe” një tjetër rivalë në rrugëtimin drejt fazës së grupeve të Conference League. Të enjten shkodranët do të përplasin “brirët” me Vikingur Reykjavik në “Loro Boriçi”. Fakti që ndeshja e parë luhet në tokën tonë, nënkupton se kuqeblutë duhet ti marrin maksimumin kësaj sfide, marrë në konsideratë edhe mbështetjen e tifozëve.
Në prag të duelit, është skicuar një “pasqyrë” se si mund të rreshtohet Vllanzia, aty ku nuk mungojnë risit. Duke nisur që nga porta do të ketë ndryshim, pritete t’i besohet detyra e titullarit afrimit më të ri, gardianit Leon Pohls. Është fakt se mbrojtja e katërkëndëshit ka qenë një situatë problematik te shkodranët, të cilët kërkojnë të gjejnë balancat e duhura.
Edhe reparti i mbrojtes do të ketë “freski” në emra. Kuros, Bajrami dhe Gjini do të përbajnë “murin” në prapavijë. Gurishta dhe Jago do të furnizojnë sulmin me topa nga krahët, ndërsa Bismark Charles pritet të udhëheq sulmin nën “shoqërinë” e Bekim Balaj. Dallohet qartë se ndeshjet me Daugavpils e ka kthjelluar Edi Martinin për të bërë revolucion në formacion.