Tirana do të udhëtojë në Laç për të nisur sezonin e ri të Superiores. Bardheblutë do të sfidojnë kurbinasit ditën e hënë në orën 17:00.
Bledi Shkëmbi prej ditësh vazhdon intesivisht përgatitjet për këtë takim, ndësrsa vazhdon të ketë dilema sa i takon formacionit me të cilin kërkon të zbresë në fushë. Kështu dilemat nisin nga mbrojtja në sulm.
Florjan Përgjoni është i dëmtuar dhe ende nuk dihet nëse do të jetë gati për duelin me Laçin. Në këto kushte nëse nuk ia del, në vend të tij pritet të luajë Ismajli. Në mesfushë Meta e Janku janë në balotazh mes tyre për një fanellë titullari, ndërsa edhe në sulm ka një garë mes Abah dhe Haxhiut për ta nisur nga minuta e parë.
Formacioni i mundshëm:
Tirana: Selmani, Arhan, Dembele, Mici, Ismajli (Përgjoni), Jonuzi, Soler, Meta (Janku), Abah (Haxhiu), Jarmouni, Prengaj.