
Qatip Osmani është larguar nga Vllaznia, pas eleminimit në Kupë nga Egnatia në gjysmëfinale. Osmani është trajneri i dytë që largojnë shkodranët këtë sezon, pas Migen Memellit.
Por çfarë arriti Osmani gjatë periudhës së tij? Kujtojmë se pas 10 ndeshjesh me Memellin, Vllaznia mbante vendin e 7 me pikë të barabarta me Teutën e vendit të parafundit.
Me ardhjen e Qatip Osmanit, Vllaznia ia doli që të ngjitej në zonën e “Final 4”. Aktualisht mbajnë vendin e dytë, kur kanë mbetur 4 ndeshje nga fundi.
Në 22 ndeshje të Superiores, Osmani fitoi 11, barazoi 7 dhe humbi 4 prej tyre. 40 pikë në total, që kanë vlerë për pozicionin aktual.
Vllaznia numëron 7 ndeshje pa fitore në të dyja kompeticionet. Kjo formë e dy muajve të fundit, mesa duket ka çuar në krisjen e marrëdhënieve mes palëve.