Java e 19-të e Abissnet Superiores, ka në axhendën e saj dy sfidat e sotme të cilat luhen paralelisht në orën 17:00. Elbasani do të përballet me Flamurtarin në “Elbasan Arena”, ndërsa sfida mes Vllaznisë dhe Egnatias do të luhet në “Loro Boriçi” në Shkodër.
Ndërsa për dy përballjet të cilat priten të jenë mjaft të "luftuara" nga të 4 skuadrat, FSHF-ja ka vendosur për arbitrat që do të vendosin drejtësi. Kështu “Newsport.al” ka mësuar edhe emrat e tyre.
Për duelin mes Vllaznisë dhe Egnatias, arbitër kryesor i ndeshjes është Florjan Lata. Ndërsa në asistencë do të jenë Erind Burgu si asistent 1 dhe Marjus Qose si asistent 2. Arbitër i 4-të për këtë sfidë sot është Laver Alla. Sistemi VAR i është besuar Emanuela Rustës dhe në AVAR do të jetë Kreshnik Cjapi.
Sa i takon ndeshjes mes Elbasanit dhe Flamurtarit, arbitër kryesor është përzgjedhur Ditmir Grimci, ndërsa asistent 1 është Ridiger Çokaj dhe aistent 2 Ardit Çobaj. Arbitër 4 për duelin do të jetë Egli Spahiu. Ndërsa për VAR sot do të jetë Adrian Beqiraj dhe në AVAR, Eldorjan Hamiti.
Ndeshjet dhe abitrat:
VLLAZNIA - EGNATIA
Arbitër kryesor:Florjan Lata
Asistent 1:Erind Burgu
Asistent 2:Marjus Qose
Arbitër i 4:Laver Alla
Var:Emanuela Rusta
Avar:Kreshnik Cjapi
ELBASANI - FLAMURTARI
Arbitër kryesor:Ditmir Grimci
Asistent 1:Ridiger Çokaj
Asistent 2:Ardit Çobaj
Arbitër i 4:Egli Spahiu
Var:Adrian Beqiraj
Avar:Eldorjan Hamiti
