
Arbitrat e ndeshjes
Vllaznia dhe Teuta do të përballen ditën e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 17:00.
Tashmë janë mësuar edhe arbitrat e kësaj ndeshje, me kryesorin që i është besuar Juxhin Xhajës. Asistentët e këtij të fundit do të jenë Arbër Xalla dhe Rejdi Avdo, që do t’i vijnë në ndihmë Xhajës.
Në krahun tjetër, arbitër i katërt është emëruar Albert Doda. Ndërsa në dhomën e VAR në mbështetje të Juxhin Xhajës do të jenë Dorjan Maletaj dhe Olsion Yzeiraj.
Teksa, kujtojmë se së fundmi Xhaja ka gjykuar në ndeshjen e Europa League mes Elfsborg dhe Braga.
Poll