Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Elbasani në Durrës, FSHF vendos për arbitrat e 2 ndeshjeve të Superiores (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Elbasani në Durrës, FSHF vendos për arbitrat e 2 ndeshjeve
Fotomontazh / Arbitrat - Superiore

Teuta – Vora dhe Elbasani – Dinamo janë duelet e ditës së sotme që do të startojnë në orën 19:00. Përballje këto të vlefshme për javën e 3-të të kampionati dhe që premtojnë të jenë të luftuara.

Luhet në “Niko Dovana” dhe në “Elbasan Arena”, duele që do të marrin vëmendjen e tifozëve. Për këtë takime FSHF ka vendosur edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi.

Në Durrës do të jetë kryesorë Daniel Vrapi, ndërsa në Elbasan, ndeshja i është besuar Ditmir Grimcit.

NDESHJET dhe ARBITRAT:

TEUTA – VORA

Arbitër kryesor: Daniel Vrapi

Asistent 1: Arbër Zalla

Asistent 2: Ergys Spahiu

Arbitër i 4: Juxhin Xhaja

Var: Kreshnik Barjamaj

Avar: Ermis Çelaj

 

ELBASANI – DINAMO

Arbitër kryesor: Ditmir Grimci

Asistent 1: Marjus Qose

Asistent 2: Xhuljo Mani

Arbitër i 4: Dorjan Maletaj

Var: Albert Doda

Avar: Klodian Prenga

Poll

Lexo gjithashtu