Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Egnatia te Laçi, njihuni me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë të sezonit në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Egnatia te Laçi, njihuni me sulmin dhe mbrojtjen më të
Kategoria Superiore

Egnatia fitoi për herë të dytë rresht titullin kampion në Superiore. Rrogozhinasit do të vazhdojnë të mbajnë kurorën e fituesit deri në fund të sezonit të ardhshëm.

E kur tashmë ka përfunduar gjithçka, mund t’i hedhim një sy tabelës së klasifikimit për të parë se cila prej skuadrave kishte mbrojtjen dhe sulmin më të mirë në 36 javë kampionat. Nga klasifikimi shikojmë se sulmi shkodran mban “stekën” shumë larg.

Kuqeblutë në këtë sezon të rregullt të kampionatit shënuan 54 gola, ndërsa pas tyre vjen Dinamo e Ilir Dajës me 49 gola, Egnatia me 47-të, Tirana me 43 dhe Elbasani mbyll “top-5”-shen me 40 gola.

Ndërkohë sa i takon mbrojtjes më të mirë në këtë sezon, detyrat më mirë ka arritur t’i bëjë reparti i prapavijës së Egnatias. Rrogozhinasit kanë pësua 30 gola, ndërsa pas tyre si mbrojtja më e mirë është ajo e Partizanit me 33 të tillë. Pas “Demave” vjen skuadra e Laçit me 37-të, më pas Elbasani me 38-të dhe në “top-5”she ndodhet edhe Vllaznia, me shkodranët që kanë pësuar 39 të tillë.

Nga Egnatia te Laçi, njihuni me sulmin dhe mbrojtjen më të
Renditja pas 36 javeve Superiore

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga