"Abissnet Superiore"
Superiorja do të luajë ditën e sotme disa nga ndeshjet e javës së 21-të të kampionatit. Sfida mjaft delikate janë në program për t’u zhvilluar në dy orare të ndryshme.
Kështu në orën 13:30 do të luhet në Ballsh e Tiranë. Në “Adush Muça” do të sfidohen mes tyre Bylis – Egnatia, ndërsa në “Selman Stërmasi” do të përballen Tirana – Flamurtari.
Ndërkohë në orën 16:30 do të përplasin “brirët” Vllaznia dhe Partizani. Ekipet do të sfidohen në “Loro Boriçi” dhe pritet që të jetë një 90-minutësh shumë i luftuar.
Poll
