Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga arbitri i FIFA-s te asistentja femër, mësoni se cilët do të vendosin drejtësi në Klasiken mes Tiranës dhe Vllaznisë (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga arbitri i FIFA-s te asistentja femër, mësoni se cilët do
Fotomontazh / Arbitrat - Superiore

Tirana dhe Vllaznia do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 17-të të Superiores. Klasikja e Shqipërisë që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të nisë në orën 13:30.

Tashmë, FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë.

Kryesor i Klasikes do të jetë Enea Jorgji, ndërsa asistentët e tij do të jenë Mirjeta Salla dhe Emigers Ganxhi. Ndërkohë që rolin e arbitrit të katërt do ta mbajë Florjan Lata.

Nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Jorgjit do të vijnë Kreshnik Cjapi dhe asistenti i tij Silvio Dyrmishi.

Arbitër kryesor: Enea Jorgji

Asistent 1: Mirjeta Salla

Asistent 2: Emigers Ganxhi

Arbitër i 4: Florjan Lata

Var: Kreshnik Cjapi

Avar: Silvio Dyrmishi

Poll

Lexo gjithashtu