Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga 500 – 1500 lekë, Dinamo nxjerr në shitje biletat për duelin me Teutën

Shkruar nga NEWSPORT
Nga 500 – 1500 lekë, Dinamo nxjerr në shitje biletat për
Dinamo-Teuta

Dinamo do të presë në “Elbasan Arena” Teutën për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 33-të të Superiores. Duel shumë delikat për dinamovitët, që duan fitoren për të tentuar edhe afrimin me vendin e parë.

Për këtë “Blutë” kanë nxjerrë në shitje edhe biletat. Çmimet e tyre variojnë nga 500 deri në 1500 lekë. Të gjithë tifozët që duan të blejnë një biletë, mund ta blejnë atq tek biletaria pranë stadiumit “Selman Stërmasit” dhe në pikën e shitjes në Elbasan Arena” deri përpara startit të ndeshjes.

Kujtojmë se kjo përballje do të startojë në orën 18:00. Aktualisht Dinamo mban vendin e 2-të në tabelën e klasifikimit me 54 pikë, ndërsa teuta nga krahu tjetër ndodhet në vendin e 6-të me 34 pikë.   

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga