Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga 300 – 3000 lekë, Partizani nxjerr në shitje biletat për duelin me Laçin

Shkruar nga NEWSPORT
Nga 300 – 3000 lekë, Partizani nxjerr në shitje biletat për
Partizani - Laci

Partizani do të presë Laçin në “Arenën e Demave” për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 14-të të Superiores. Takim që do të luhet në orën 17:00 ditën e dielë.

Partizani vjen në këtë duel si kryesues i Superiores dhe me Aleksandar Veselinovic nuk e njohin humbjen prej disa javësh. Në të njëjtët ujëra është edhe Laçi, me kurbinasit që prej 5 javësh kanë arritur të marrin rezultat pozitive me në krye Francesco Morieron.

Për këtë takim, ky demat kërkojnë në tjetër 3 pikësh dhe për të arritur këtë kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve. Gjithashtu kanë nxjerrë në shitje edhe biletat. Kështu çmimet e tyre variojnë nga 300 lekë deri në 3000 lekë.

“NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE

FK PARTIZANI - KF LAÇI

E DIEL 24 NËNTOR 17:00

"ARENA E DEMAVE"

Ju njoftojmë se për takimin ndaj Laçit çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit "ARENA E DEMAVE" do të jenë:

Biletat në Tribunën: VIP do të kushtojnë 3 000 Lekë

Biletat në Tribunat Qëndrore: A dhe B do të kushtojnë 1 000 Lekë

Biletat në Tribunën përballë:

E1, D3 , D2 , D1, C1, C2, do të kushtojnë 500 Lekë

Biletat në Tribunën përballë: C3 do të kushtojnë 300 Lekë

Biletat mund ti siguroni nga dita e enjte online https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Si dhe pranë pikës së shitjes të stadiumit????️ “Selman Stërmasi” çdo ditë ⏰️ 10:00 - 18:00.

Të dielën ditën e ndeshjes biletat i gjeni edhe pranë ????️ stadiumit ‘Arena e Demave’”, shkruhet në postimin e Partizanit.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga