
Elbasani
Një nga ndeshjet e ditës së nesërme që është e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit është sfida mes Elbasanit dhe Skënderbeut. Një takim që dot ë luhet në orën 16:30 në “Elbasan Arena”.
Për këtë përballje skuadra e Ivan Gvozdenovic synon edhe mbështetjen e tifozëve. Klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat, ndërsa kanë bërë të ditur edhe çmimet e tyre.
Në tribunën C një biletë kushton 200 lekë, ndërsa në tribunat E, D dhe F kushton 300 lekë. Gjithashtu në tribunën A dhe B një biletë kushton 1000 lekë, ndërsa në tribunën VIP kushton 2000 lekë.

Poll