Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Nëse Komisioni i Disiplinës do ishte në Francë, s'do luhej më futboll", Stefa kundër dënimit të Tiranës: Për dhunën e disa personave s'duhet përgjegjësi kolektive

Shkruar nga NEWSPORT
"Nëse Komisioni i Disiplinës do ishte në Francë,
Gjergji Stefa

Gazetari i njohur sportiv Gjergji Stefa ka folur së fundmi në “Rubrika Sportive” në RTSH për vendim e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës mbi dënimin e Tiranës pa tifozë për pjesën e mbetur të sezonit. Stefa është kundër këtij vendimi, teksa sjell dhe raste të tjera nëpër futbollin botëror.

“Nëse Komisioni i Disiplinës do ishte në ndeshjet e Francës, Saint Etienne s’do të luantë më futboll. Nëse ne kemi në ndeshjen Tirana – Vllaznia kemi më shumë se në Franë dhe Australi në këto dy raste, ma thoni ju. Pikë së pari mendoj që në momentin që kemi një ligj i cili i ndjek penalisht personat që kryejnë dhunën, përgjegjësia nuk është kolektive, pasi persona janë identifikuar. Normalisht që klubet dënohen në gjithë botën, për sensibilizimin e kolektivit.

Por patjetër që të gjithë njerëzve që jetojnë në Tiranë, pasi e shohin dhe tifozët e Partizanit dhe Dinamos, t’ju heqësh mundësinë të mos shkojnë deri në maj, është e gabuar. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, në vitet 2010-2018 ka pasur më shumë se 330 ndeshje të dënuara me dyer të mbyllura në Shqipëri, mjerim psikologjik”, është shprehur Gjergji Stefa.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga