
Bruno Dita
Bruno Dita ka përshkruar punën e Ilir Dajës përgjatë gjithë karrierës së tij futbollistike duke e pasur si trajner te Besa, Skënderbeu dhe Dinamo. Shtatlarti i mesfushës tregoi se në këtë sezon, trajneri kryeqytetas bërtet më shumë, gjithashtu bën edhe shumë video analiza. Dita, për herë të parë zbuloi se Besa e Kavajës, i fliste më shumë personalisht, ndërsa shpesh zinte edhe stolin.
"Besoj se këtë vit te Dinamo bërtet më fort. Gjithashtu bën shumë video-analiza këtë sezon. Ndërkohë, te Besa e Kavajës më fliste shumë në aspektin personal që të rritesha si lojtar. Aty më ka pas lënë më shumë se në ekipet e tjera në stol", tha Dita në panelin e emisionit "Rubrika Sportive në RTSH.
View this post on Instagram
Poll