Vllaznia do të luajë në transfertë kundër Teutës, në një ndeshje e cila është për llogari të javës së 22-të të Superiores. E kur pritet që ajo e sotmja të jetë një ndeshje mjaft e luftuar, statistikisht Vllaznia ka “luksin” që të buzëqesh kjo edhe për shkak të performancës së mirë që skuadra ka.
Shkodranët në duelin e fundit edhe pse fituan në mënyrë modeste me vetëm 1 gol kundër Partizanit i shtuan edhe një "yll" më shumë performacës së tyre.
Aktualisht kampi “kuqeblu” udhëheq kryesimin me 39 pikë dhe konkretisht nga 5 ndeshjet e luajtura së fundmi ka shënuar 4 fitore si dhe vetëm një barazim.
Ndeshja e sotme premton shumë, pak por e sigurt që “djemtë” e Edi Martinit dinë të bëjnë mjaft mirë në fushë.
