Tirana do të marrë pjesë në kualifikueset europiane gjatë verës duke e nisur nga raundi i parë i Conference League. Bardheblutë siguruan pjesëmarrjen falë Skënderbeut që është i dënuar dhe Egnatias që mposhti Kukësin në finalen e Kupës.
Kalimet e disa tureve në 5 vitet e fundit i kanë shërbyer për mirë kryeqytetasve, jo vetëm te parat, por edhe në koefiçentin në UEFA. Në këto kualifikuese, Tirana do të renditet në vazon e ekipeve më të forta dhe do të ketë një kundërshtar më të lehtë në letër.
Presidenti ka nisur hapat e para për rindërtimin e skuadrës kun is me emërimin e drejtorit të ri sportiv i cili pritet të jetë Ilion Lika, siç Neësport.al ka raportuar. Menjëherë do të vendoset edhe për stafin teknik e më pas për organikën që do të pësojë ndryshime kolosale.
Me hapa të vegjël, por përgatitjet kanë nisur dhe në faqen zyrtare të klubit, Tirana ndan disa foto nga aventurat europiane të viteve të fundit. Nga Lushkja, Përgjoni, Latifi e Abazaj përballë Dinamo Batumi e Besiktas, tek Ismajlgeci, Devid e Seferi përballë Duddelange, klubi ndan disa kujtime për tifozët bardheblu.