Partizani ka barazuar në shtëpi përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në “Arena e Demave”, përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide ka folur zv.trajneri i Teutës, Bledar Hodo për shkak se Edi Martini është i pezulluar.
“Mendoj që bëmë një pjesë të parë të ekuilibruar, por i prishëm te rasti i golit. Gjithë ndeshjen po mendonim për të fituar, për këtë kishim ardhur në Tiranë. Finalizimi na mungon, por me këta lojtarë dhe punën që po bëjnë do të përmirësohet dhe ai aspekt. Konsultimet i bëra me Edi Martinin si me telefon dhe direkt aty.
Teuta më e fortë me ekipet e mira se fundin e tabelës? Është një sëmundje që na është bërë traditë, por duhet ta ndryshojmë. Vitet e fundit jemi rritur shumë si skuadër, jemi ekip për pretendime jo thjeshtë për të marrë pjesë në Superligë”, tha Hodo.