
Higor Vidal
Teuta do të rikthehet në fushën e lojës nesër në mbrëmje ku do të udhëtojë në një transfertë tepër të vështirë. Durrsakët do të përballen në orën 19:00 të ditës së nesërme me Elbasanin.
Në prag të kësaj sfide, në klubin e Teutës janë duke festuar. Shkak është bërë ditëlindja e Higor Vidal, i cili sot mbush 29 vjeç. Klubi durrsak ka uruar publikisht mesfushorin brazilian në rrjetet sociale.
“Urime Ditëlindjen Higor Vidal. Të gjithë ne në klub i urojmë Higorit edhe 100 vite të lumtura!”, shkruan Teuta. Higor Vidal u bë pjesë e durrsakëve në këtë afat kalimtar të verës.
Poll