
Arbitrat e ndeshjes
Teuta do të luajë mbrëmjen e sotme kundër Bylisit ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Superiores. Sfida që do të zvhillohet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, do të startojë në orën 20:00.
Tashmë është mësuar edhe grupi i arbitrave që do të gjykojë në këtë ndeshje. Kryesori i kësaj sfide do të jetë Dorjan Maletaj, ndërsa asistentët e tij do të jenë Ani Koçiaj dhe Gerald Cenolli,
Arbitër i katërt është emëruar Erjon Bastari, ndërsa nga dhoma e VAR-it, në ndihmë të Maletajt do të vijnë Adrian Beqiraj dhe Klodian Prenga.
Teuta - Bylis
Arbitër kryesor: Dorjan Maletaj
Asistent 1: Ani Koçiaj
Asistent 2: Gerald Cenolli
Arbitër i 4: Erjon Bastari
Var: Adrian Beqiraj
Avar: Klodian Prenga
Poll