
Partizani dhe Teuta u ndalën sot në një barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Matias Lloci i cili doli në prononcim për mediat.
“Është e vërtetë që në momentin që jemi çdo pikë është shumë e rëndësishme. Shpresoj që në ndeshjen tjetër të marrim tre pikët e plota. Në rolin tim më duhet të ndihmoj ekipin sa më shumë si mesfushor që jam. Jam i rikuperuar plotësisht edhe kemi bërë stërvitje me ekipin, ndihem shumë mirë dhe është e vërtetë që me Maçollin luajmë shumë mirë me njëri-tjetrin.
Profesor Hodo jep shumë motiv në ekip dhe këshilla në ekip, ne si skuadër kemi detyrën tonë që të japim më të mirën për të rregulluar situatën që jemi. Diferenca nuk është shumë e madhe sepse me dy fitore shkojmë lart ndërsa me dy humbje mund të zbresim poshtë.”, u shpreh Lloci.