
Thomas Brdaric dhe Ilir Daja
Dinamo dhe Vllaznia do të përballen këtë të shtunë për të luajtur supersfidën e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 16:30.
Dy ekipet tashmë janë në ato pozita për të luajtur për pikë kreu. Dinamo mban vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa shkodranët me 3 pikë më tepër renditet të dytët në tabelën e klasifikimit.
Megjithatë, Ilir Daja ka një problem në këtë përballje, i cili quhet Thomas Brdaric.
Në 8 duele mes trajnerëve, ai i shkodranëve ka triumfuar 3 herë, ndërsa 3 herë ka patur barazim. Në krahun tjetër, Daja me 2 fitore kërkon që të shtunën të barazojë statistikat me 50 vjeçarin gjerman.
Poll