
Kategoria Superiore
Ditën e sotme do të ngrejë siparin java e 19-të e Superiores. Kjo do të jetë java e fundit e elitës së futbollit shqiptar për këtë vit kalendarik.
Në orën 16:30 në Korçë, do të luhet sfida mes Skënderbeut dhe Elbasanit. Një ndeshje e rëndësishme më tepër për vendasit të cilët gjenden në vendin e fundit të renditjes.
Ndërsa në orën 19:00 starton supersfida e kësaj jave. Një ndeshje direkte për kreun e kampionatit dhe kampionin e dimrit, mes Partizanit dhe Vllaznisë. Kjo sfidë do të zhvillohet në “Arena e Demave”.
Poll