Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në lojë janë pikët "jetike", njihuni me SFIDAT e sotme të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Në lojë janë pikët "jetike", njihuni me SFIDAT e
Skënderbeu - Tirana

Ditën e sotme do të luhen dy sfidat e fundit të javës së 25 të Superiores. Ndeshje mjaft interesante do të luhen në aksin Laç - Elbasan.

Në orën 13:30, Laçi do të presë në shtëpi skuadrën e Teutës, me ekipet që duan pikë për t'iu larguar "zonës së ftohtë". Ndërkohë që Bledar Devolli është ende në kërkim të triumfit të parë si trajner i durrsakëve.

Në krahun tjetër, duke nisur nga ora 16:30 në stadiumin "Elbasan Arena", Tirana do të presë Skënderbeun.

Një ndeshje që luhet për pikë jetike për shkak se bardheblutë janë të parafundit në renditje, ndërsa korçarët të fundit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga