Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në lojë është vendi i dytë, një mungesë dhe 2 rikthime për Vllazninë kundër Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
Në lojë është vendi i dytë, një mungesë dhe 2
Vllaznia

Vllaznia do të luajë në shtëpi duelin e radhës në kampionat. Shkodranët do të presin Dinamon për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 34-të të kampionatit.

Duel ky që është parashikuar të luhet ditën e shtunë në orën 15:30. Një takim kun ë lojë është vendi i dytë në tabelën e klasifikimit, teksa aktualisht vetëm 3 pikë i ndajnë në klasifikim.

Për këtë përballje, shkodranët kanë një mungesë të sigurtë dhe 2 rikthime të rëndësishme. Kështu Thomas Brdaric nuk mund të llogarisë shërbimet e Melos Bajramit, i cili do të jetë i pezulluar për shkak kartonësh.

Ndërkohë do të jenë të gatshëm Stojanovic dhe Mensah, të cilët rikthehen nga dëmtimi. Tashmë Brdaric do të bëjë gati “kurthin” për Dinamon, duke shpresuar të rikthehet te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej më shumë se 5 ndeshjesh.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga