
Laçi dhe Partizani do të përballen ditën e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin e Laçit, do të nisë në orën 13:30.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë mjaft interesante.
Në rolin e gjyqtarit kryesor të kësaj sfide do të jetë Erjon Bastari, me asistentë Denis Rexhën dhe Jetmir Podgoricën. Ndërsa arbitër i katërt është emëruar Ditmir Grimci.
Ndërkohë që në dhomën e VAR-it në ndihmë të kryesorit Bastari, do të vijnë Florjan Lata dhe asistenti i tij që do të jetë Indrit Myrtja.
Arbitër kryesor:Erjon Bastari
Asistent 1:Denis Rexha
Asistent 2:Jetmir Podgorica
Arbitër i 4:Ditmir Grimci
Var:Florjan Lata
Avar:Indrit Myrtja