Dinamo mori një fitore të rëndësishme përballë Teutës në javën e 15-të të Superiores. Skuadra e Ilir Dajës ia doli që të triumfonte pastër 2-0 me golat e Zabërgjës dhe Nani.
Tashmë duket se kjo fitore është harruar dhe skuadra është gati për javën e 16-të. Daja po përgatit ekipin për “misionin” Shkodër, një transfertë tepër delikate përballë Vllaznisë së Brdaric.
Është vetë klubi kryeqytetas që ka kujtuar tifozët dhe futbolldashësit për këtë ndeshje mjaft interesante që do të luhet më 4 dhjetor. Kujtojmë sfida e fazës së parë është fituar 2-1 nga dinamovitët
Postimi i Dinamos:
Abissnet Superiore / Java 16
KF Vllaznia – FC Dinamo City
04.12.2024 / 19:30 / Stadiumi "Loro Boriçi"
View this post on Instagram
Poll