
Ervin Bulku dhe Sylvinho
Ditën e sotme supersfida Egnatia - Dinamo është ndjekur nga trajneri i kombëtares Sylvinho. Ai ka qenë i shoqëruar nga zv.trajneri, Ervin Bulku.
Në kampionatin shqiptar të dyja këto skuadra janë në garë për titullin dhe me lojtarë shumë premtues për të ardhmen. Kjo ka qenë arsyeja pse braziliani ka qenë duke ndjekur sfidën në stadiumin “Arena Egnatia”, pasi po shikon nëse ka lojtarë që paraqesin cilësi të mira dhe për të fituar një ftesë në Kombëtaren shqiptare.
Siç dihet në muajin mars Shqipëria do të luaj dy sfida të rëndësishme në kualifikimet e botërorit 2026. Më 21 mars do të luaj në transfertë me Anglinë dhe më 24 mars kombëtarja pret Andorrën.
Poll