
Elbasani mori një barazim të vyer 1-1 me Skënderbeun pasi tentoj e tentoj pa fund, por gardiani i javës Alia ishte i pakalueshëm. Kështu, bëhen 2 barazime në 2 javët e fudnit dhe në takkime brenda shtëpisë. Sigurisht të dalësh pa pikë është më keq se barazimet, por elbasanasit e kanë ngjeshur renditjen pas këtyre rezultateve.
Sot megjithatë vendin e të menduarit dhe të analizuarit të sfidave e ka marrë festa. Tek klubi “VerdheBlu” festojnë për shkak të lojtarit Kron Abdiu. Talenti sot mbush 20 vjeç dhe këtë e bën në mënyrën e duhur pas grumbullimeve në ndeshjet zyrtare. 20 vjeçari ka qenë në stol në takimet me Partizanin dhe me Dinamon jashtë.
Abdiu ka shtetësi (nationality) angleze edhe pse me origjinë të thekur shqiptare. Roli i tij është sulmues dhe këmbën e preferuar ka të djathtën. Në fanelë tek klubi i qytetit të Elbasanit mban numrin 28 mesa kemi parë. Nuk është e largët dita kur Bordin t’i japi minutazh të rregullt futbollistit të talentuar dhe ai të marrë vëmendjen e sportdashësve elbasanas, që deri tani janë më të apasionuarit në Superiore.
