Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ndodheshin në listën e të larguarve, 2 futbollistë bindin Edi Martinin

Shkruar nga NEWSPORT
Ndodheshin në listën e të larguarve, 2 futbollistë bindin
Vllaznia

Vllaznia prej javësh tashmë vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në Conference League dhe për sezonin e ri. Shkodranët janë një nga skuadrat më aktive në merkato, ku deri më tani kanë zyrtarizuar disa afrime, pork a patur edhe largime të rëndësishme.

Gjithashtu disa prej futbollistëve kanë qenë pjesë në listën e të larguarve, por duket se 2 prej tyre ia kanë dalë të bindin Edi Martinin. Bëhet fjalë për Melos Bajramin dhe Alfred Mensah.

Me shumë gjasa si mbrojtësi ashtu edhe sulmuesi do të vazhdojnë qëndrimin në Shkodër, ku do të provojnë shanset e tyre në sezonin e ri. Por pavarësisht konfirmimit të tyre, te Vllaznia priten që të ketë sërish lëvizje në hyrje-dalje, në mënyrë që të përforcohet ekipi për sezonin e ri.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga