Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ndeshjet me U-21 më kanë dhënë impenjim”, Rrok Toma: Jam i lumtur për golin, por më shumë për tre pikët

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndeshjet me U-21 më kanë dhënë impenjim”, Rrok
Rrok Toma

Teuta mposhti Skënderbeun me shifrat 1-0 ditën e sotme në javën e 31-të të Superiores. Lojtari i ndeshjes i cili u shpall Rrok Toma, doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë për fitoren. Janë tre pikë shumë të rëndësishme për kampionatin që po zhvillojmë. Po stërvitem më shumë për të shënuar dhe të shënoj sa më shumë gola. Jam një lojtar që unë mbroj mirë topin dhe luaj mirë me shpinë nga porta.

Me dy sulmuesa mund të jem më mirë pasi kam më shumë mbështetje, por këtë gjë e vendos trajneri dhe unë jam i gatshëm për çdo gjë. Ndeshjet me U-21 kishin një impenjim shumë të mirë, ndeshja ndaj Partizanit që nuk luajta më ka dhënë më shumë forcë dhe besim”, u shpreh Toma.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga