Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ndeshje e vështirë”, Edon Murataj para Partizanit: Mungesa e Martinit na dëmton, Bismark gati për nesër

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndeshje e vështirë”, Edon Murataj para Partizanit:
Edon Murataj

Vllaznia do të luajë në transfertë ndaj Partizanit, takim i cili do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:30 dhe është i vlefshëm për javën e 12-të të kampionatit.

Në prag të kësaj përballjeje ka folur Edon Murataj, i cili nënvizon se do të jetë një ndeshje e vështirë, ndikuar kjo edhe nga mungesa e Edi Martinit. Siç dihet trajneri shkodran është pezulluar me 2 ndeshje nga Komisioni i Disiplines dhe Etikës për gjestin e pahijshëm që bëri pas fitores me Dinamon.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, jemi të motivuar dhe synimi jonë janë vetëm 3 pikët për të vazhduar këtë ecurinë pozitive. Kemi pushuar pak, jemi stërvitur dhe jemi përgatitur për ndeshjen e nesërme me Partizanin. Unë jam shumë në rregull, ndjehem mirë dhe jam gati njësoj si lojtarët e tjerë të skuadrës.

Dëmtimi bën të vetën, por me stërvitjet që kam bërë por tani jam mirë fizikisht dhe mentalisht. Partizani është një ekip i mirë me cilësi, por duhet të shohim veten, se nuk e shoh problem që ti marrim 3 pikët. Më pëlqen shumë kampionati, nuk ka skuadra të lehta, për çdo javë ka ndeshje të vështira, ka rivalitet dhe ndeshje të forta. Na mungon trajneri, por jemi të motivuar, e dimë që mungesa e tij na dëmton, por duam të marrim 3 pikë. Këshilla e tij si gjithmonë është të fitojmë dhe marrim maksimumin. Jemi të kompletuar.

Bismark është duke u stërvitur mirë, e presim që nesër të jetë gati. Të gjitha janë ekipe të forta. Trajneri Borshi është shumë i mirë që e di stilin e lojës, jemi gati të japim 100% për tifozët shkodranë.

Jam i kënaqur me pritjen, i falenderoj, jam ndjerë rehat dhe shumë mirë që në fillim. Për momentin jam i fokusuar te Vllaznia, e kam mendjen vetëm këtu. Tifozët janë një mbështetje e madhe për ne, na motivojnë.  Kur japim maksimumin është e vështirë të na rrahin, vetëm 3 pikë janë të rëndësishme për nesër. Nuk ka rëndësi kush e bën golin, duhet vetëm fitorja”, ka deklaruar Murataj.

Poll

Lexo gjithashtu