Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ndeshje e fortë, por jemi përgatitur”, Brdaric para duelit me Valur: Kemi mungesa, duam mbështetjen e tifozëve

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndeshje e fortë, por jemi përgatitur”, Brdaric para
Thomas Brdaric

Vllaznia do të presë Valur ditën e nesërme në “Loro Boriçi”. Ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për sfidën e kthimit, me duelin e parë mes tyre që ka përfunduar 2-2.

Para kësaj përballjeje, në konferencën për shtyp Thomas Brdaric ka deklaruar se është një ndeshje shumë e vështirë, por shkodranët janë përgatitur siç duhet. Ndër të tjera ai konfirmoi mungesën e Grudës dhe Bajramit, të cilët janë të dëmtuar, ndërsa Deliu do të mungojë për arsye kartonësh.

“Jemi të përgatitur për të luftuar, ka për të qenë një ndeshje e fortë nesër. Ndeshja është gjysmë e përfunduar dhe të gjithë do të bëjnë maksimumin. Gruda nuk do të jetë gati për lojë, as edhe Bajrami ka pasur një dëmtim në pulpë. Por kemi shumë lojtarë dhe janë të motivuar dhe me zor po presin që të nisë ndeshja.

Mungesa e Deliut nuk është diçka e mirë për ne, duhet të punojmë shumë që mos na ndodhin gjërat e ndeshjes së kaluar. Ne e dimë që nuk ishte e rëndësishme vetëm ndeshja e parë, Valuri është një ekip me shumë eksperiencë, nesër shpresoj të jetë një atmosferë e zjarrtë në stadiumin tonë.

Nesër ndeshja është 50 me 50, duam ti përballojmë në nivelin maksimal. Duhet të na shpërblehet puna e bërë, nuk e kuptoj pse UEFA na lejoi të luanim në ato kushte në Islandë, por tani ne luajmë në shtëpinë tonë.

Unë ndjehem shumë mirë këtu, me jetën. Duhet të jemi të kujdesshëm në fushë dhe jashtë saj, tifozët duhet të na mbështesin dhe të kemi gjithçka në kontroll. Duhet të japim një pikturë të mirë për Shqipërinë tek UEFA”, ka përfunduar gjermani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga