Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ndeshja me Teutën vendimtare, Edi Martini ka në “dorë” fatet e Armando Cungut

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja me Teutën vendimtare, Edi Martini ka në
Edi Martini (m) & Armando Cungu (d)

Laçi ka hedhur pas krahëve humbjen me Skënderbeun, me kurbinasit që tashmë janë fokusuar te sfida e radhës me Teutën. Duel ky i vlefshëm për javën e 7-të të Superiores dhe që do të luhet ditën e shtunë në orën 16;00.

Kurbinasit kanë vetëm 3 pikë në këtë sezon në 6 sfidat e zhvilluara, ndërsa ndaj durrsakëve do të jetë shumë vendimtare. Kjo pasi ekipi i drejtuar nga Edi martini ka në “dorë” fatet e të ardhmes së Armando Cungut në krye të ekipit.

Siç dihet timonieri shkodran i bardhezinjve pas humbjes me Skënderbeun dha dorëheqjen, por një gjë e tillë është pranuar nga drejtuesit e Laçit dhe në këtë mënyrë Cungu do të vazhdojë qëndrimin e tij në Laç, të paktën për momentin. Rezultati i duelit mes Laçit dhe Teutës mund të vendosë shumëçka mbi Laçin e këtij sezoni, me kurbinasit që kanë si rrugë të vetme vetëm 3 pikët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga