Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ndeshja më e dobët, Elbasani dominoi dhe meritoi fitoren”, Edi Martini: S’kemi patur ndonjëherë frikë, s’e kuptoj ç’ndodhi

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndeshja më e dobët, Elbasani dominoi dhe meritoi
Edi Martini

Teuta zhgënjeu duke u mposhtur 3-0 nga Elbasani në transfertë. Durrsakët nuk ishin për asnjë moment konkurues duke u kaluar lehtësisht nga verdheblutë. Pas ndeshjes trajneri Edi Martini foli për RTSH Sport.

“Humbje e drejtë, Elbasani dominoi dhe meritoi fitoren. Nuk ishim mirë komplet si ekip. Pjesën e parë arritëm të kishim balancë. Bëmë gabime me topin duke humbur shumë. Nuk kemi qenë të qartë dhe nuk kishim atë luftën e zakonshme.

Pjesa e dytë nisi me një gabim dhe pësuam, edhe goli i tretë kështu. Kjo ishte një nga ndeshjet më të këqija. Nuk ishim mirë në tërësi. Kur mbrojmë, mbrojmë të gjithë, kur sulmojmë e bëjmë të gjithë.

Lojtarët bëjnë shumë gabime individuale, nuk e kërkonim topin që e humbnim. S’kemi patur frikë asnjë ekip, nuk e di pse ndodhi kjo. Duhet të nxjerrim mësim nga kjo ndeshje. Elbasani pas shënimit të golit të dytë e kishte shumë të lehtë të dilte prapë përpara. Duhet ta analizojmë mirë këtë ndeshje”, tha Martini.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga