
Bylisi do të luajë ditën e nesërme në shtëpi në kuadër të javës së 27-të të kampionat. Ballshiotët do të kenë përballë Skënderbeun, një rival direkt për mbijetesën.
Duke parë edhe situatën e tyre në klasifkim për ekipin e Gentian Mezanit nuk ka rrugë tjetër veçse fitores. Madje kjo sfidë është quajtur si ndeshja e jetës nga skuadra ballshiotë.
Pikërisht për këtë sfidë klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve. Tribuna ballore do të jetë e lirë për të gjithë tifozët, të cilët dëshirojnë të ndjekin ekipin. Hyrja në këtë tribunë do të jetë falas.
“Bashkë të mundim Skënderbeun!
Klubi hap balloren në ndeshjen e jetës!
E dielë, ora 14:00, BYLIS-Skënderbeu, luajmë ndeshjen e sezonit në shtëpinë tonë dhe pjesëmarrja është detyrim!
Klubi ka vendosur që hyrja të jetë falas në ballore. Skuadra ka nevojë për ne, djemtë kanë nevojë për mbështetje në sfidën që vlen sa një sezon!
Mer shokun dhe një mik dhe të dielën të mundim Skënderbeun!
Forca Bylis⚪️????
#bylisin
#mallakastren”, shkruhet në postimin e ballshiotëve.
View this post on Instagram