Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ndaj Partizanit ndeshje speciale”, Brdaric paralajmëron të kuqtë: Jemi gati, edhe me mungesa duam fitoren

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndaj Partizanit ndeshje speciale”, Brdaric paralajmëron
Thomas Brdaric

Vllaznia do të luajë me Partizanin në transfertë në kuadër të javës së 19-të të Superiores. Përballje shumë e rëndësishme për kuqeblutë që ditën e nesërme në orën 19:00 në “Arenën e Demave” do të tentojnë fitoren.

Para këtij dueli ka folur Thomas Brdaric. Timonieri i shkodranëve ka theksuar se sfida me Partizanin është ndeshja më e madhe deri tani në Superiore. Gjithashtu ka nënvizuar se pavarësisht mungesave të shumta, lojtarët që do të zbresin në fushë do të japin maksimumin për fitoren.

“Është sfida më e madhe deri tani ndeshja ndaj Partizanit. Çdokush e di se kemi disa probleme që do mundohemi t’i zgjidhim, por nuk duhet të ankohemi. Do të jemi sa më kompetitivë nesër, edhe pse me gjysmë forcash, por përsëri jam shumë krenar për futbollistët që kam.

Jemi të fokusuar 100% në ndeshjen ndaj Partizanit që të fitojmë, edhe pse me një numër të madh futbollistë që mungojnë. Është një sfidë e madhe dhe na duhet punë ta përballojmë, por është një sfidë e bukur. Ky është futbolli dhe duhet të jemi gati.

E dimë që është një ndeshje speciale, është një nga ndeshjet më kryesore dhe duhet të jemi të vëmendshëm në mbrojtje. Jam shumë i sigurt që ndaj Partizanit do të krijojmë shumë mundësi dhe shpresoj të jemi sa më efektiv para portës së tyre.

Ne do futemi për ta fituar ndeshjen. Më pas, gjatë lojës do të shohim se si mund ta përballojmë sfidën. Duhet të jemi të fortë mendërisht dhe na duhet një atmosferë e mirë. Na duhet një atmosferë e mirë, në mënyrë që të jemi sa më pozitivë dhe të mos bëjmë gabime.

Kryesorja është të punojmë për rezultate të mira dhe pas ndeshjes do të shohim se sa kemi arritur ta mbajmë rezultatin”, përfundoi Brdaric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga