Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ndaj Egnatias për të përmbysur sezonin, Erzenit i sjell fat... kryeqyteti

Shkruar nga NEWSPORT
Ndaj Egnatias për të përmbysur sezonin, Erzenit i sjell fat...
Erzeni

Erzeni do të presë Egnatian në ‘Arenën e Demave’ sot në orën 18:00 për të luajtur ndeshjen e javës së 30-të të Superiores. Shijakasit kërkojnë me çdo kusht rikthimin te fitorja për të shpresuar te mbijetesa.

Gjatë këtij sezoni, ‘shtëpia’ e tyre ka qenë Rrogozhina, por ndaj Egnatias është vendosur të mos luhet aty për të shmangur avantazhin territorial të kundërshtarit. Udhëtimi në kryeqytet është parë si vendimi i duhur nga drejtuesit.

Mirëpo, kryeqyteti duket se i ka sjellë fat shijakasve këtë sezon. Në 4 ndeshje që kanë zhvilluar në Tiranë, Erzeni ka marrë plot 7 pikë. Me Tiranën kanë fituar në ‘Selman Stërmasi’ dhe barazim në ‘Air Albania’, me Partizanin një fitore në ‘Air Albania’.

Megjithatë, në ndeshjen e fazës së dytë ndaj Egnatias e cila u luajt po në ‘Arenën e Demave’, shijakasit u mposhtën minimalisht. Mbetet të shihet nëse fati do t’i ndjekë edhe sot.

Poll

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga