
Tirana siç dihet prej disa ditësh zhvillon përgatitjet për duelin e radhës në kampionat. Stafi me në krye Bledi Shkëmbin vazhdojnë punën për sfidën me Bylisin. Përballje kjo që do të luhet ditën e mërkurë në orën 18:00 në “Arenën Kombëtare”.
Por dëmtimet shqetësojnë më së shumti trajnerin e bardhebluve, duke i shkaktuar “dhimbje koke”. Në duelin me Egnatian u dëmtuan Soler dhe Jarmouni, teksa lista e dëmtimeve vazhdon me Rafaelin, Metën dhe Ismajlin.
Superiorja është në pauzë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares dhe për këtë stafi bardheblu shpresojnë se me rinisjen e kampionatit të mund të kenë gati disa nga futbollistët. Lojtarët janë në “luftë” me kohën për rikthimin e tyre sa më të shpejtë në ekip për të ndihmuar skuadrën në 6 ndeshjet e mbetura, ku synimi kryesorë është qëndrimi në Superiore.