Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ndaj Bylisit duam vetëm fitoren”, Thomas Brdaric nuk harron 28 Nëntorin: Urime Pavarësinë

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndaj Bylisit duam vetëm fitoren”, Thomas Brdaric nuk harron 28
Thomas Brdaric

Vllaznia do të udhëtojë në transfertë, ku ditën e nesërme do të duelojë me Bylisin në kuadër të javës së 15-të të Superiores. Duel që luhet në “Adush Muça” në orën 13:30.

Në prag të kësaj përballjeje ka folur Thomas Brdaric. Timonieri i shkodranëve ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe nuk e shikon në bazë të renditjes. Ndër të tjera nënvizon se do të jetë një sfidë e vështirë dhe se kuqeblue u duhen vetëm 3 pikët.

“I urojmë Shqipërisë për Pavarësinë, kemi një objektiv për ndeshjen e nesërme në Ballsh dhe sot jemi mes përgatitjeve dhe festës. Është një ndeshje komplet ndryshe, disa javë më parë kanë sjellë një trajner me eksperiencë si Nevil Dede dhe duhet të përgatitemi sa më shumë për ndeshjen e nesërme.

I kemi cilësitë dhe stilin e lojës, na pret një ndeshje e vështirë dhe duhet të jemi të fokusuar për 90 minuta. Ne e dimë situatën tonë, jemi duke u rritur çdo ditë. Duhet të kemi balancë në sulm dhe mbrojtje, duhet të jemi fizikisht dhe psikologjikisht të përgatitur, të disiplinuar, sidomos në mbrojtje dhe të mos i japim mundësi kundërshtarit, na duhet një performancë e mirë nesër.

Lojtarët e mëdhenj me eksperiencë gjithmonë na mungojnë, Krymi është një pikë kryesore e jona, por kemi disa djem që mund të rregullohet në qendër. Në çdo ndeshje punohet në maksimum, sezoni është i gjatë, kemi një sfidë shumë të madhe përpara, deri më 20 dhjetor kemi shumë sfida. Në qoftë se fitojmë nesër do të jetë edhe më e thjeshtë”, ka deklaruar Brdaric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga