Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, përfundoi me shifrat 1-0. Pas këtij dueli ka folur për RTSH trajneri fitues, Edlir Tetova.
“Normalisht është fitore e rëndësishme. Teuta ishte ekipi për t’u mundur se përderisa kishte 0 humbje. Mendoj që e merituam.
Në pjesën e parë, dhe një minutazh 15 minuta në pjesën e dytë, ishim shumë mirë në manovër. Deri në ndërrimin e Ruçit, me shumë lodhje prej kohës së shkurtër në ndeshje. Teuta nuk kishte çfarë të humbte pas 1-0 dhe e dinim që do të krijonte presion lart. E menaxhuam mirë, kishim mundësi ta dyfishonim me Buriç por nuk mundëm. Megjithatë, jam i kënaqur si shkoi ndeshja.
Zëvendësimet ishin nga energjia e konsumuar. Prita që të bënte ndërrimet e para Teuta dhe pashë që vuri lojtarë të merrte gjerësinë dhe isha i detyruar që të ndërroja skemën.
Unë kam këtë mënyrë lojë, kushdo të vijë të më mundë kështu, ose do fitoj a barazoj kështu. Egnatia do luajë kështu me mua. Sot numri 6 ishte Kryeziu, normalisht duhej të ishte pak më shpejt në manovër, por është në rrugë të mirë dhe e përgëzoj për lojën.
Të jem realisht nuk më shqetëson goli, mua më shqetëson vetëm shpejtësia e veprimit në atë që kërkoj. Sigurisht ka ngërçe të vogla, kampionati është i gjatë, dita-ditës, nëse do të futemi të gjithë në punë, mendoj se gjithçka do të ecë mirë.
Votlai? Jo nuk jam penduar, jam por lojtarëve edhe kur kanë lëvizur i kam ndihmuar si me rastin e tij. Mendoj se ka një të ardhme të mirë përpara, por me një manovër të konsoliduar në mesfushë, kishte ngërçe për të që të luante para Aleksit apo Fernandos”, tha Tetova.
