Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Na mungon vetëm një mbrojtës”, Tetova para Dinamos: Emocion më vete të luash kundër Ilir Dajës

Shkruar nga NEWSPORT
“Na mungon vetëm një mbrojtës”, Tetova para Dinamos:
Edlir Tetova

Egnatia do të luajë këtë të shtunë në transfertë përballë Dinamos, ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nis në orën 16:30. Në prag të kësaj ndeshje ka folur trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.

“Vjen fundviti, është ndeshja e fundit për këtë sezon në kampionat. Mendoj se përgatitjet kanë shkuar mirë. Sot i japim fund, kështu jemi të përgatitur për ndeshjen e radhës.

Janë shumë ndeshje. Ekipi ka pasur kurba, sigurisht që ka lodhje, por megjithatë ndeshjet janë për t’u luajtur, përderisa janë vendosur nuk ka asgjë të keqe. Mendoj se kemi tablo të një ndeshje që na pret nesër, mendoj se kemi marrë masat e duhura dhe mendoj se do të jetë një ndeshje për t’u shijuar.

Profesor Daja ka qenë trajneri im në Elbasan dhe Kavajë. Është emocion më vete, por nesër jemi kundërshtar kështu mendoj dikush do të bëjë diferencën. Çdo ndeshje është strategji, ne e përgatisim këtë gjë. Mendoj do kemi diçka të veçantë për nesër, megjithatë mbetet për t’u parë.

Përveç Malotës, skuadra është e plotë. Grupi është i plotë për nesër dhe jemi gati për nesër. Kemi pasur mbështetje më shumë se herët e tjera. Ekipi ka nevojë për tifozët akoma dhe mendoj që duhet të jenë në stadium nesër për ne”, është shprehur Tetova.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga