Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Na mungoi vetëm finalizimi”, Dobi “thirrje” ekipit: Nuk jemi më një skuadër modeste

Shkruar nga NEWSPORT
“Na mungoi vetëm finalizimi”, Dobi “thirrje”
Enkeleid Dobi

Elbasani dhe Teuta u ndalën në barazim mbrëmjen e sotme duke ndarë nga një pikë. Në përfundimin e ndeshjes, trajneri i durrsakëve Enkeleid Dobi doli në prononcim për mediat.  

“Na mungoi vetëm goli dhe fitorja. Gjithë plani dhe organizimi i lojës që kishim bërë ishte gati në nivelin që kërkojmë dhe punojmë ccdo ditë. Mendoj që sot vetëm finalizimi na mungoi, do punojmë. Atë që shprehu ekipi duhet të jemi krenarë me ccfarë prezantuam në fushë. Duhet të jemi pak më të qartë përpara portës dhe më të saktë.

Në futboll është rezultati, na mungon ajo thjeshtësia në 20 metrat e fundit. Por në përgjigjen e ekipit sot mund të them se janë përgjigjur 80%. Duhet të jemi më kërkues, nuk jemi më një ekip modest. Duhet ta ngremë traun pak më lart, këtë kërkoj nga skuadra. Duhet t’i japim merita dhe Beshirajt që shënoi me Vllazninë dhe sot e meritonte të lunate që në fillim.

Jemi një grup që po rritemi, jemi në shina dhe në linjat e duhura. Uroj të rregullojmë këtë të finalizimit, puna gjithmonë shpërblehet”, u shpreh Dobi.

Poll

Lexo gjithashtu