
Skenderbeu
Randy Dwumfour është i larguari i radhës nga Skënderbeu. Ganezi prej javësh nuk është paraqitur në stërvitje me klubin korçar dhe në këtë mënyrë palët kanë vendosur të ndajnë rrugët.
23-vjeçari ka kërkuar të ndryshojë ambint dhe në këto kushte nuk ka preferuar të rikthehet më në Korçë. Klubi ka gjetur akordin paraprak me lojtarin dhe mbetet të shihet se cila është shifra për të cilën kanë rënë dakort që lojtari të dalë i lirë.
Pritet vetëm zyrtarizimi i këtij largimi, me Dwumfour që ishte një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Ivan Gvozdenovic.
Poll