Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mungonte në stërvitje dhe u la jashtë listës nga Edlir Tetova, titullari i Egnatias afër largimit

Shkruar nga NEWSPORT
Mungonte në stërvitje dhe u la jashtë listës nga Edlir
Montenegro - Egnatia

Jurguens Montenegro me shumë gjasa do të jetë largimi i radhës nga Egnatia. Sulmuesi që prej përfundimit të sezonit nuk i është bashkuar skuadrës, duke munguar kështu në stërvitet e ekipit.

Në këto kushte Edlir Tetova e ka lanë edhe jashtë listës së ndeshjes me Boran Banja Luka, sfidë që do të luhet ditën e nesërme në Bosnje Hercegovinë. Montenegro shënoi 5 gola në 19 ndeshje me rrogozhinasit, duke ndihmuar ekipin në fitimin e titullit dhe Kupës së Shqipërisë.

Mungesa e tij në stërvitje dhe lënia jashtë nga Tetova duket se “konfirmojnë” kështu largimin e sulmuesit. Gjithsesi mbetet të presim konfirmimin nga palët se çfarë do të ndodhë mes tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga