Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mungon vetëm zyrtarizimi, Refik Halili dhe Tirana vendosin për të ardhmen e Erbim Fagut

Shkruar nga NEWSPORT
Mungon vetëm zyrtarizimi, Refik Halili dhe Tirana vendosin për të
Erbim Fagu

Erbim Fagu nuk do të jetë më trajner i Tiranës. Bardheblutë dhe 37-vjeçari kanë vendosur të ndajnë rrugët mes tyre në fund të këtij sezoni.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se mungon vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit, duke ndërprerë bashkëpunimin për sezonin e ri. Fagu nuk ia doli të binde drejtuesit me në krye Refik Halilin.

Fagu ka drejtuar bardheblutë në 16 ndeshje, ku në fund nuk ia doli të ishte pjesë e “Final – Four”, por fatmirësisht siguruan kupat e europës pasi Egnatia fitoi Kupën e Shqipërisë. 37-vjeçari mori drejtimin e Tiranës më 20 shkurt në barazimin 0-0 me Teutën në Kupën e  Shqipërisë. Ia doli të siguronte 6 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga